Ministria e Shëndetësisë i ka demantuar shkrimet në disa mediume se kufijtë janë hapur pa rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive.

Nga ky dikaster thonë se hapja e kufijve është rekomanduar në mbledhjen e Komisionit me 22 qershor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Lidhur me publikimet që Komisioni për Sëmundje Infektive nuk ka rekomanduar hapjen e kufijve, Ministria e Shëndetësisë e mohon plotësisht këtë informacion. Ky informacion është i pavërtetë. MSh informon se në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Infektive me datë 22 qershor 2020, Komisioni vendosi të rekomandojë hapja e kufijve dhe ky vendim së bashku me vendimet dhe rekomandimet e tjera për hapjen e subjekteve ekonomike është dorëzuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa gjatë ditës së sotme për këtë çështje ka folur edhe kryeministri teknik Oliver Spasovski. Ai tha se vendimi për hapjen e kufijve nuk është politik dhe nuk lidhet me zgjedhjet, por është i bazuar në rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe situatën epidemiologjike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, Qeveria vendosi që nga e premtja (26 qershor) të hiqet të gjitha masat e testit negativ për coronavirus dhe karantinës gjatë hyrjes në Maqedoni, ndërsa nga 1 korriku do të lëshohen edhe aeroportet./Telegrafi/

The post MSH: Kufijtë janë hapur me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";