Blerja e 12 automjeteve të reja për ndihmën e shpejt dhe 13 automjeteve të reja të destinuara për njësinë e mjekimit në shtëpi në qytetin e Shkupit të pajisur me pajisje mjekësore më të avancuara janë pjesë e investimeve që Ministria e Shëndetësisë ka blerë në periudhën e kaluar.

Ministria kujtoi se nga 12 ambulancat e reja, gjashtë ishin shpërndarë në qytetin e Shkupit, ndërsa gjashtë të tjera në Qendrat shëndetësore në Krushev, Kërçovë, Kriva Pallankë, Berovë, Strugë dhe Dibër.

Me këto automjete, kapaciteti i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore në Shkup është dyfishuar.

Trembëdhjetë veturat për Qendrën Shëndetësore në Shkup, dhjetë prej tyre janë të destinuara për njësinë për mjekim në shtëpi, ndërsa automjetet e tjera për transportin ditor të njësive të punës në këtë institucion./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MSH: Janë blerë 12 automjete të Ndihmës së Shpejt appeared first on Telegrafi.