Ministria e Shëndetësisë hapi linjë direkte telefonike për qytetarët për të komunikuar me ministrin Arben Taravari. Nga MSH thonë se qytetarët mund të paraqesin ankesat dhe idetë e tyre për ministrinë.

“Qytetarët kanë mundësi të ndajnë propozimet e tyre për kujdesin shëndetësor, të raportojnë parregullsi, të lavdërojnë punën e punëtorëve shëndetësorë dhe të propozojnë ide për reforma në numrin e telefonit – 072/899001”, thuhet në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Siç thuhet në njoftim, qytetarët kanë mundësi për komunikim personal me ministrin, gjatë ditës së hapur – çdo të mërkurë nga ora 13:30 deri në 16:00.

The post MSH: Hapet numër telefonik për komunikim me ministrin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";