
Ministria e Shëndetësisë informon se ekipet mjekësore në institucionet shëndetësore edhe sot janë plotësisht të angazhuara në ofrimin e kujdesit shëndetësor adekuat për të gjithë pacientët. Nga MSH thonë se gjendja e pacientëve monitorohet me kujdes, ndërsa procedurat e mëtejshme mjekësore zbatohen në bazë të vendimeve konsiliare.
“Gjatë ditës së sotme, pacientët janë shpërndarë në institucionet shëndetësore në vend si më poshtë: Qendra Klinike – 52 pacientë; SPQ “8 Shtatori” – 17 pacientë; Klinika Universitare “Shën Naum Ohri” – 12 pacientë; Klinika e Toksikologjisë – 10 pacientë; Acibadem Sistina – 7 pacientë”.
“Përveç sigurimit të kujdesit mjekësor në vend, një pjesë e pacientëve janë transferuar në institucione shëndetësore jashtë vendit, falë mbështetjes ndërkombëtare dhe bashkëpunimit me vendet partnere: Lituania – 4 pacientë; Sllovenia – 2 pacientë; Austria – 2 pacientë; Republika e Serbisë – 12 pacientë
Republika e Bullgarisë – 1 pacient”.
“Gjatë natës dhe ditës së nesërme pritet transporti mjekësor nga Austria, Greqia dhe Kroacia, me avionë dhe helikopterë për transferimin e mëtejshëm të pacientëve. Ministria e Shëndetësisë informon se të gjithë pacientët e transferuar jashtë vendit janë në gjendje të qëndrueshme dhe nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor. Gjithashtu, në bashkëpunim me SPQ Spitali Psikiatrik dhe Klinikën e Psikiatrisë, janë krijuar ekipe mobile të përbëra nga psikiatër dhe psikologë, të cilët ofrojnë mbështetje psikologjike për pacientët dhe familjet e tyre”.
“Për të gjithë ata që kanë nevojë për këshillim psikologjik ose ndihmë, është në dispozicion linja telefonike 078 378 754, ku profesionistët ofrojnë mbështetje. Ministria e Shëndetësisë mbetet në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente dhe partnerët ndërkombëtarë për koordinim dhe mbështetje të mëtejshme”, thonë nga MSH./Telegrafi/
The post MSH: Gjendja e pacientëve të djegur në Koçan monitorohet me kujdes, 94 ndodhen në spitalet jashtë vendit appeared first on Telegrafi.