Ministria e Shëndetësisë informon se do të nënshkruajë marrëveshje me kompaninë e vetme që ka aplikuar për tenderin për ndërrimin e stacionit të kompresorit për dhomat e kirurgjisë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.

Nga MSH thonë se instalimi dhe montimi i pajisjeve duhet të bëhet brenda katër muajve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ju njoftojmë se është marrë vendim për zgjedhjen e ofertës më të volitshme, me çka është përzgjedhur oferta e ofertuesit Vinora SHPKNJP Shkup. Kontrata do të nënshkruhet në periudhën e ardhshme, sipas afateve ligjore. Instalimi dhe montimi i pajisjeve duhet të kryhet brenda 4 (katër) muajve, të llogaritur nga dita e lidhjes së kontratës, sipas kushteve të publikuara në dokumentacionin e tenderit dhe në shpalljen e publikuar”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, ky ishte tenderi i dytë për kompaninë për stacionin e kompresorit që u publikua nga Ministria e Shëndetësisë, pasi i pari i cili ishte i pasuksesshëm u publikua nga Shërbimi për Çështje të Përbashkëta të Klinikës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MSH: Është zgjedhur kompania që do të vendosë stacionin e kompresorit në klinikën “Nënë Tereza” appeared first on Telegrafi.