Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se është gjetur zgjidhje e përhershme për mjekun amë në Shuto Orizare.
“Pas 6 përpjekjeve të dështuara, për dhënien me koncesion të ordinancës për mjek amë në Poliklinikën e Shuto Orizares, sot kemi marrë aplikim në shpalljen e shtatë nga Poliklinika private e cila ka aplikuar dhe planifikon marrjen e ordinancës në kuadër të Poliklinikës së saj. Me këtë sistem të kryerjes së veprimtarisë shëndetësore në kuadër të Poliklinikës, jepet garanci se kjo zgjidhje do të jetë e përhershme”, thuhet në njoftimin e MSH-së, transmeton TV21.
Njoftohet edhe për situatën me Ordinancën Gjinekologjike, e cila po ashtu kishte probleme.
“Dua të ju informoj, se përfundoi furnizimi me pajisje të ordinancës gjinekologjike në këtë komunë, me çka Ministria e Shëndetësisë e ka zgjedhur edhe këtë problem prej disa dekadash në këtë komunë”, përfundojnë nga Ministria.
The post MSH: Arrihet zgjidhje për mjekun amë në Shuto Orizare appeared first on Telegrafi.