Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar, se 10 nga 37 viktimat nga coronavirusi, për të cilat u raportua sot, kanë vdekur gjatë periudhës prej 10 deri më 25 prill 2021.

37 viktimat për të cilat u raportuar sot janë, 11 nga Shkupi, 8 nga Strumica, 4 nga Manastiri, nga 3 viktima janë regjistruar në Tetovë dhe Shtip, nga dy viktima janë regjistruar në Kumanovë, Kavadar dhe Koçan, ndërkaq nga 1 viktimë është regjistruar në Prilep dhe Sveti Nikollë.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet, se tre pacientë kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërkaq të tjerët në kushte spitalore.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i viktimave që kanë qenë pozitiv me COVID-19 ka shkuar në 4.855./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MSH: 10 nga 37 viktimat që u raportuan sot, kanë vdekur gjatë periudhës 15-25 prill appeared first on Telegrafi.