MPPS Maqedoni: Të respektohen rekomandimet për mbrojtje të shëndetit dhe parandalim nga pasojat e valëve të nxehta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ju bën thirrje punëdhënësve, përkëdhelësve dhe edukatoreve në çerdheve, punëtorët në Qendrat për Punë Sociale dhe në Kryq të Kuq që t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje dhe parandalim nga pasojat e valëve të nxehta.

I gjithë territori i vendit, siç thuhet në njoftim, do të përfshihet me temperatura të fazës së portokalltë gjatë ditëve në vijim.

Nga MPPS theksojnë se duhet të respektohen masat e përgjithshme siç janë lirimi nga puna i popullatës mbi 60 vjet dhe gratë shtatzëna, fëmijët në çerdhe të mos praktikojnë aktivitet fizik dhe të mos dalin nga ora 11:00 deri në ora 17:00, njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale të dhurojnë ndihmë personave të vetmuar dhe të moshuar, të pastrehët.

Ata rikujtojnë se rrezik ndaj shëndetit kanë edhe punëtorët që punojnë jashtë dhe se punëdhënësit duhet të respektojnë ligjet./Telegrafi/

Advertisement

The post MPPS Maqedoni: Të respektohen rekomandimet për mbrojtje të shëndetit dhe parandalim nga pasojat e valëve të nxehta appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy