Në lidhje me situatën e vështirësuar të sigurisë në pjesën jugore dhe qendrore të Izraelit, Ministria e Punëve të Jashtme apelon qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët për momentin gjenden në Izrael që të respektojnë udhëzimet e autoriteteve të sigurisë së Izraelit. Informacione më të detajuara mund të gjenden në ueb-faqen në vijim: https://www.oref.org.il/12481-en/Pakar.aspx

Sipas informacioneve të MPJ në Tel Aviv të Izraelit, shtatë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndodhen në qytetin Vietlem, në Bregun Perëndimor, që nuk është i përfshirë nga ngjarjet aktuale.

Nga MPJ theksojnë se për më shumë informacione, në dispozicion është shërbimi SOS i Ministrisë së Punëve të Jashtme në numrin 075/273-732, si dhe linjat telefonike të Ambasadës në Izrael +972-54-926-7378

The post MPJ: Shtetasit e Maqedonisë në Izrael të respektojnë udhëzimet e organeve të sigurisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";