Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh situatën e përshkallëzuar të sigurisë në Izrael, u sugjeron qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të shmangin udhëtimet ose kalimin trasit nëpër këtë vend.

MPJ shton se për shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Izrael, për çdo informacion ose ndihmë shtesë, mund të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv në numrin e celularit +972549096965.

Shtetasit po ashtu mund të paraqiten në ndonjë prej numrave SOS të shpallur në ueb-faqen e internetit të mistrisë.

Ndryshe, disa ditë me radhë gjendja në Izrael nuk është stabile./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MPJ: Qytetarët e Maqedonisë të shmangin udhëtimet për në Izrael appeared first on Telegrafi.