MPJ: Po ndërmerren të gjitha aktivitetet për organizimin e transportit të trupit të të ndjerit Karadakoski

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Taravari: Pacienti që ndërroi jetë kishte djegie 40% të trupit, nga 1 prilli nuk i kanë punuar as veshkat

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se përmes Ambasadës së Maqedonisë në Varshavë është në komunikim të rregullt me ​​familjen e pacientit të ndjerë Aleksandar Karadakoski, si dhe me institucionet kompetente në Lituani.

Lexo po ashtu
Taravari: Pacienti që ndërroi jetë kishte djegie 40% të trupit, nga 1 prilli nuk i kanë punuar as veshkat

Advertisement

“Ambasada po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për përfundimin e procedurave konsullore dhe organizimin e transportit të trupit të të ndjerit të shtetasit të RMV-së për në vend. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada në Varshavë janë në dispozicion për komunikim dhe ndihmë, dhe janë në komunikim të vazhdueshëm dhe të drejtpërdrejtë me autoritetet kompetente të Lituanisë”, theksojnë nga Ministria.

Njëkohësisht shtohet se Shtabi i Krizave në Ministri është në koordinim të rregullt me ​​të gjitha institucionet kompetente dhe publiku do të njoftohet me kohë për të gjitha zhvillimet e mëtutjeshme.

Karadakoski, i cili u transferua për trajtim në Lituani, mëngjesin e sotëm iu nënshtrua plagëve të marra nga zjarri në Koçan. Ai kishte mbi 36 për qind djegie në trup dhe 90 për qind dëmtime në rrugët e frymëmarrjes./Telegrafi/

Advertisement

The post MPJ: Po ndërmerren të gjitha aktivitetet për organizimin e transportit të trupit të të ndjerit Karadakoski appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy