Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut nuk ka informacione për pjesëmarrje të mundshme të shtetasve të Maqedonisë në luftën në Ukrainë. Ky reagim i MPJ-së vjen pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes ruse se 72 shtetas tanë janë në mesin e mercenarëve të huaj që luftojnë në anën ukrainase, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka informacione relevante lidhur me pjesëmarrjen e mundshme të qytetarëve tanë në luftën në Ukrainë, e as qytetarëve tanë të vrarë në luftë.

Përmes ambasadës në Ukrainë monitorojmë vazhdimisht dhe me kujdes situatën. Posa të ketë informacione të reja, opinioni do të njoftohet”, thonë për AIM-në nga MPJ.

Autoritetet në Moskë kanë publikuar një tabelë të atyre që i quajnë mercenarët e huaj që luftojnë në anën e Ukrainës. Maqedonia e Veriut figuron në mesin e vendeve nga vijnë “mercenarët” në Ukrainë. Sipas Ministrisë Mbrojtëse të Rusisë, që nga fillimi i luftës, në anën ukrainase kanë luftuar 79 shtetas të Maqedonisë, prej të cilëve 26 janë vrarë, 21 janë kthyer, ndërsa 32 persona nga vendi janë ende aktivë në front.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndër vendet ku ka “të përziera” në Ukrainë janë Shqipëria, Kroacia, Polonia, Italia, Rumania, Finlanda, Letonia, Kosova…/Telegrafi/

The post MPJ: Nuk kemi informacione se shtetas të Maqedonisë luftojnë në Ukrainë appeared first on Telegrafi.