Në 24 orët e kaluara, në telefonat zyrtarë në MPJ janë lajmëruar disa qytetarë të cilët kanë familjarë dhe miq në Afganistan, e të cilët kanë shfaqur interes për gjendjen në Afganistan, për aktivitetet tona, megjithatë nuk është kërkuar ndihmë për tërheqjen e tyre, njoftojnë nga MPJ.

“Nga udhëzimi i djeshëm i rrjetit tonë diplomatik për kontakt me Ministritë përkatëse të Punëve të Jashtme në vendet që ata i mbulojnë, sot një pjesë e Ambasadave dhe Konzullatave tashmë kanë vendosur kontakt dhe disa prej vendeve mike kanë shprehur gatishmëri që në rast të fluturimeve të organizuara të evakuimit të jenë në dispozicion edhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas informacioneve të fundit, rreth 100 qytetarë tanë janë identifikuar se janë të pranishëm në Afganistan dhe tani për tani të gjithë gjinden në lokacione të sigurta. Sipas informacioneve të fundit që i morëm nga kompanitë që i angazhojnë të punësuarit, ata nuk përballen me vështirësi dhe kanë të rezervuar fluturim për evakuim të punëtorëve të tyre, kurse një pjesë e tyre janë të transferuar në disa prej vendeve fqinje dhe transferi i tyre për në shtëpi nuk është i diskutueshëm”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ministria e Punëve të Jashtme po monitoron nga afër situatën në Afganistan, për çka, siç kemi informuar, është e formuar edhe një grup i veçantë në kuadër të ministrisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbetemi në kontakt të vazhdueshëm dhe me Ambasadat e akredituara në vend, vendet e të cilit kanë prezencë logjistike në Kabull, prej ku vazhdimisht marrim informacione për gjendjen në terren.

 

The post MPJ-Maqedoni: Rreth 100 qytetarë tanë janë identifikuar se janë të pranishëm në Afganistan appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";