Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë shprehet se nuk janë të informuar për iniciativën franceze që sot e përmendi zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
“Në rrethet diplomatike nuk ka propozim të tillë”, shkruan BGNES duke cituar Brukselin.
Kujtojmë se më herët, Grubi deklaroi se ekziston nismë franceze për zgjidhjen e kontestit mes dy vendeve dhe se janë dërguar përgjigjet ndaj të gjitha çështjeve që ka dërguar Bullgaria.
Ai shtoi se presin nga autoritetet e reja bullgare, nga presidenti Radev dhe qeveria që t’i qasen dialogur rreth këtyre çështjeve në mënyrë konstruktive./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post MPJ-ja e Bullgarisë: Nuk ka iniciativë franceze për kontestin me Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.