Nga Ministria e Punëve të Jashtme në një përgjigje për “TV21” thonë se mëngjesin e sotëm është kthyer Twitter profili i ministrit Bujar Osmani.
Nga MPJ thonë se profili nuk ka pësuar “keqpërdorim serioz”.
“Në mëngjes është kthyer profili. Përveç fshirjes së disa twittave, në shikim të parë nuk vërehet ndonjë keqpërdorim më serioz”, thonë nga MPJ.
Ndryshe, pak para mesnate, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani përmes profilit të tij në Facebook njoftoi se i është hakuar profili i tij në rrjetin social Twitter. Brenda disa minutave, njoftimi u fshi nga profili i ministrit Osmani, por edhe nga njoftimi i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ndërkaq, në profilin e ministrit Osmani në Twitter tashmë shihet se është kthyer emri si dhe disa postime të mëhershme të tij.
The post MPJ: Është kthyer Twitter profili i ministrit Bujar Osmani appeared first on Telegrafi.