Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë konfirmim zyrtar nga institucionet kompetente të Republikës së Bullgarisë për shtatë udhëtarët e lënduar në fatkeqësinë rrugore në magjistralen “Struma” afër Sofjes.
Më poshtë keni listën e udhëtarëve të lënduar, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe për momentin janë të shtruar në Spitalin shtetëror të Sofjes, “Pirogov”.
1. Ebip Pajazitovski (24.09.1972), shtetas i Maqedonisë së Veriut
2. Gjula Jasharovska (16.06.1972), shtetas i Maqedonisë së Veriut
3. Zulejha Jasharovska (12.05.2005), shtetas i Maqedonisë së Veriut
4. Мinir Jasharovski (06.01.1971), shtetas i Maqedonisë së Veriut
5. Medina Lutvij (21.05.1996), shtetas i Maqedonisë së Veriut
6. Lulzim Sulejmani (04.05.1995), shtetas i Serbisë
7. Orhan Aliti (12.04.1976), shtetas i Belgjikës.
Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut.
Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 45 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj./Telegrafi/
The post MPJ e Maqedonisë së Veriut publikon listën e personave të lënduar në aksidentin tragjik në Bullgari appeared first on Telegrafi.