Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut njofton se duke pasur parasysh fatkeqësinë e rëndë që ndodhi mbrëmë në Republikën e Bullgarisë, ku humbën jetën shumë shtetas Maqedonisë së Veriut, në Ministri tashmë funksionon Shtabi i Krizës në lidhje me fatkeqësinë.
“Njëherazi, ju informojmë se dy punonjës tanë janë dërguar për ndihmë në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sofje me qëllim që të asistojnë rreth procedurave lidhur me ngjarjen tragjike”.
Për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Jashtme ka hapur linjë telefonike ku të gjithë qytetarët e shqetësuar, familjarët apo anëtarët e familjeve do të mund të drejtohen për këshillë shtesë: nr. tel – 075 273 732″, njoftojnë nga MPJ e Maqedonisë së Veriut.
Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut.
Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 45 personave nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj. /Telegrafi/
The post MPJ e Maqedonisë së Veriut me Shtab të Krizës për tragjedinë në Bullgari appeared first on Telegrafi.