Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut sot nëpërmes një komunikate ka dënuar sulmin në Gaza, në të cilën humbën jetën mbi 100 persona.
“Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër sulmin në Gaza, që mori jetën e shumë njerëzve të pafajshëm teksa prisnin ushqim rreth maunave me ushqime humanitare.
Akti i tillë paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. Bëjmë thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe dërgimin e papenguar të ndihmave humanitare.
Respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare është prioritet, ndërsa civilët duhet të mbrohen me çdo kusht”, thuhet në njoftimin e MPJ-së./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post MPJ e Maqedonisë së Veriut dënon ashpër sulmin izraelit në Gaza appeared first on Telegrafi.