Udhëheqja e Maqedonisë së Veriut vazhdon të shkelë Marrëveshjen e Prespës, thuhet në një deklaratë të MPJ-së greke.

Nga atje theksojnë se qeveria po i kthehet veprimeve të së shkuarës që aludojnë për një humor irredentist dhe, siç thonë nga atje, injorancë të plotë të historisë.

“Ministri i Jashtëm grek tashmë ka ngritur në detaje shkeljet përkatëse me kolegët e tij në Këshillin e Jashtëm dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Gjithashtu, kjo çështje është ngritur edhe në nivel ndërkombëtar nga qeveria greke”, thuhet në njoftimin e MPJ-së greke.

Siç shtojnë nga atje, udhëheqja e Maqedonisë së Veriut gjithnjë e më shumë po largohet nga marrëdhëniet e mira fqinjësore që përbëjnë thelbin e legjislacionit evropian dhe të drejtës ndërkombëtare./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MPJ e Greqisë: Çështja e mosrespektimit të Marrëveshjes së Prespës është ngritur në nivel ndërkombëtar appeared first on Telegrafi.