MPJ e Bullgarisë: Është e pamundur që të zgjidhet çështja e Maqedonisë në afat kaq të shkurtër kohor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka lëshuar një deklaratë për propozimin e presidencës franceze në Këshillin e BE-së.

Thuhet se në këtë fazë dhe brenda këtyre afateve është e pamundur të arrihet një zgjidhje për çështjet e hapura me Maqedoninë.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, propozimi është një bazë e mirë për zgjidhjen e ardhshme të mosmarrëveshjes.

“Në këtë fazë nuk ka më një mundësi objektive për përmbushjen e kritereve afatshkurtra të përcaktuara deri në fund të presidencës franceze të Këshillit të BE-së, garancitë e nevojshme për interesat bullgare dhe të drejtat e bullgarëve në shtetin fqinj”. Është e mundur që të ketë qartësi për hapat e ardhshëm në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjitha garancitë e nevojshme për interesat bullgare dhe të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në MPJ.

Advertisement

Ata mirëpresin, qasjen konstruktive të Francës, e cila pati takime me të gjitha institucionet bullgare për këtë temë dhe pas një pune të gjatë tregoi mirëkuptim për qëndrimet e vendit.

“Franca ka dëshmuar jo vetëm miqësinë e saj me vendin tonë, por edhe angazhimin e saj ndaj procesit të zgjerimit të BE,” tha Ministria e Jashtme bullgare.

Ministria shton se tani i gjithë procesi varet tërësisht nga Komisioni për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Bullgarisë, i cili ende nuk ka caktuar mbledhje për këtë temë.

“Do të ishte e detyrueshme që Komisioni i Politikës së Jashtme të mblidhte menjëherë këtë mbledhje me pjesëmarrjen e Ministrisë, për të diskutuar të gjitha dokumentet në dispozicion, për të formuluar një qëndrim të konsoliduar bullgar dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm të diplomacisë bullgare. Do të ishte optimale që Këshilli i Ministrave të kishte shprehur tashmë mendimin e tij për këtë çështje të rëndësishme për vendin. Nëse kjo nuk ndodh sa më shpejt që të jetë e mundur, Ministria e Jashtme ka mandat vetëm t’i përmbahet Qëndrimit Kornizë, Deklaratës së Asamblesë Kombëtare të vitit 2019 dhe konkluzioneve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, tha ministri i Jashtëm bullgar.

Advertisement

The post MPJ e Bullgarisë: Është e pamundur që të zgjidhet çështja e Maqedonisë në afat kaq të shkurtër kohor appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy