Anëtarët e këtij Komisioni nuk i përkasin kategorisë së personave të cilët në përputhje me aktet që rregullojnë këtë çështje kanë të drejtë të detyrueshme për dokumentet diplomatike të udhëtimit, por në të njëjtën kohë kategorive të caktuara, nëse ministri e sheh të nevojshme, Ministria e Punëve të Jashtme ka të drejtë tu lëshojë pasaportë diplomatik, njoftoi MPJ në lidhje me kërkesat e paraqitura për pasaporta diplomatike nga gjashtë anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).
Sipas MPJ-së, shtatë kërkesa në Ministri – për kryetaren Tatjana Dimitrovska dhe për gjashtë anëtarët e Komisionit Kundër Korrupsionit, janë dorëzuar nga KSHPK në prill dhe ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme i është përgjigjur pozitivisht vetëm kryetares së Komisionit.
Në lidhje me anëtarët tjerë të KSHPK-së, citon MPJ, “ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të bëjë konsultime shtesë me qëllim që të merret një vendim adekuar, pra nëse ka arsye të justifikuara edhe ata eventualisht të marrin pasaporta diplomatike ose zyrtare”.
Pasi në opinion këto ditë është aktuale dhënia e pasaportës diplomatike për kryetaren e KSHPK-së Dimitrovska dhe kërkesa e dorëzuar për pasaportë të tillë nga gjashtë anëtarët e KSHPK-së, Komisioni sot reagoi me kumtesë në të cilën theksoi se “është e drejtë, jo privilegj”, dhe është mundësuar me Ligjin për pasaporta, duke e cituar nenin 11.
The post MPJ: Do të vendoset nëse anëtarët e antikorrupsionit do të marrin pasaporta diplomatike apo zyrtare appeared first on Telegrafi.