Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jasht doli me një sqarim lidhur me përbërjen e delegacionit që përfaqësoi vendin në Samitin e NATO-s në Uashington, tha se pjesë e tij nuk ishte Jovan Mickoski, djali i kryeministrit Hristijan Mickoski.
Sqarimi nga Ministria vjen pasi LSDM-ja opozitare sot ka kërkuar përgjigje nga kryeministri me shpenzimet e të cilit e ka shoqëruar djali i tij në SHBA. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme hedh poshtë pretendimet e LSDM-së.
“Delegacioni në Samitin e NATO-s ishte përcaktuar saktësisht nga Aleanca dhe numëronte gjithsej 21 anëtarë, sipas protokolleve të NATO-s. Në të njëjtën kohë, theksojmë se Jovan Mickoski, djali i kryetarit të Qeverisë, Hristijan Mickoski, nuk ishte njëri nga anëtarët e delegacionit, ndonëse presidenti Mickoski kishte ftesë që të shoqërohej nga një familjar”, thuhet në deklaratën e dërguar nga Ministria.
Nga aty bëjnë të ditur se nuk janë ndarë mjete nga buxheti i Maqedonisë së Veriut për udhëtimin e Jovan Mickoskit dhe shtojnë se mbeten të hapura për publikun për informata shtesë.
The post MPJ: Djali i Mickoskit nuk ishte pjesë e delegacionit të Samitit të NATO-s appeared first on Telegrafi.