Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dënon ashpër aktin vandal të përdhosjes së monumentit në Ohër për viktimat e aksidentit tragjik me anijen “Ilinden”, në të cilën kishin pësuar turistët bullgarë më 5 shtator 2009.

Shërbimet përgjegjëse janë informuar dhe së shpejti do të zgjidhin këtë krim të individëve të papërgjegjshëm dhe dashakeqës, që të mundemi me dinjitet ta kujtojmë këtë tragjedi.

Dyert e Ohrit historik mbeten të hapura për të gjithë turistët, e në veçanti gjithmonë janë të mirëseardhur miqtë tanë nga Bullgaria fqinje.

The post MPJ dënon ashpër përdhosjen e monumentit në Ohër për viktimat e aksidentit tragjik me anijen “Ilinden” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";