MPJ: Asnjë shtetas i Maqedonisë nuk është i rrezikuar në Kazakistan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Jashtme informon se sipas komunikimeve me disa nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët aktualisht ndodhen në Kazakistan, ata janë të sigurt dhe deri më tani nuk është regjistruar asnjë nga shtetasit tanë se janë të lënduar apo të rrezikuar.

“Ministria e Punëve të Jashtme vazhdon të monitorojë në vazhdimësi situatën në Kazakistan dhe është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Nur Sultan, si dhe me institucionet përkatëse nga vendet e rajonit, për të ofruar informacione të duhura për qytetarët tanë. Në të njëjtën kohë, apelojmë tek të gjithë qytetarët tanë që aktualisht ndodhen në Kazakistan që të qëndrojnë në vende të sigurta, të mos dalin nga hotelet dhe objektet ku janë akomoduar dhe të shmangin grumbullimet në vende publike”.

“Për të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët aktualisht ndodhen në Kazakistan, ju lutemi kontaktoni linjat telefonike në përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore në Nur Sultan ose në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Për të gjithë qytetarët tanë që planifikojnë një udhëtim në Kazakistan, ju bëjmë thirrje që ta shtyni atë nëse është e mundur”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Punë të Jashtme./Telegrafi/

The post MPJ: Asnjë shtetas i Maqedonisë nuk është i rrezikuar në Kazakistan appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy