MPB ka reaguar në lidhje me informacionet e publikuara në media dhe rrjete të caktuara sociale, lidhur me zjarret e ndodhura në zonën e poligonit Krivollak, duke thënë se Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë njofton se në orët e pasdites në terrenin ushtarak Krivollak janë djegur objekte të vjetra të rrënuara që nuk kanë rëndësi kritike dhe janë përdorur si dhoma ndihmëse gjatë kampeve.

Të gjitha objektet infrastrukturore të ushtrisë me rëndësi të veçantë janë të sigurta dhe të siguruara sipas vlerësimeve dhe sipas procedurave të ushtrisë.

Lexo po ashtu
Stojanov: Zjarri në poligonin “Krivollak” ende është aktiv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nga ana e ushtarakëve që ndodhen në terren janë lokalizuar degët e zjarreve, të cilat mund të jenë potencialisht kërcënuese për objektet infrastrukturore të një rëndësie të veçantë”.

“Gjithashtu, në kuadër të komandës së poligonit ka një numër të mjaftueshëm mjetesh dhe pajisjesh zjarrfikëse, si dhe personel në gatishmëri të vazhdueshme për angazhim në kohë për parandalimin e zjarrit të çdo objekti të rëndësisë së veçantë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gjatë përfshirjes në shuarjen e zjarrit, respektohen të gjitha procedurat e sigurisë për pjesëtarët e ushtrisë dhe merren të gjitha masat e përcaktuara për sigurinë dhe mbrojtjen personale”, thonë nga MPB.

The post MPB: Zjarri në Krivollak nuk rrezikon objektet e infrastrukturës ushtarake, të gjitha objektet kritike janë të sigurta appeared first on Telegrafi.