MPB Maqedoni njofton se dje (22.07.2024) në ora 20:15, zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Radovishit kanë ndaluar I.A (31) nga fshati Gabrevci i Komunës Konçe.

Ai dyshohet se ka kryer gjashtë vepra penale “vjedhje të rëndë” në muajt prill dhe korrik 2024 në zonën e Komunës Konçe, pesë prej tyre në shtëpi dhe një në një shtëpizë.

“Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Radovishit, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Radovish dhe pas dokumentimit të rasteve kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

The post MPB: Zbardhen gjashtë vjedhje të rënda në Radovish, ndalohet i dyshuari appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";