Ministria e Punëve të Brendshme vërtetoi se pas mesnatës në ora 3:40 është denoncuar se në rrugën ‘Gjorçe Petrov’ ka tym nga një furrë buke në pronësi të B.M (62) dhe më herët është dëgjuar edhe shpërthimi.
Bëhet fjalë për furrën familjare të nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Është shkaktuar dëm material dhe ekziston dyshime të bazuara se bëhet fjalë për mjet shpërthyes. Të lënduar nuk ka. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.
Nënkryetari i partisë opozitare maqedonase, Vllado Misajllovski në ‘Facebook’ tha se gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 ka pasur zjarr në shtëpinë e tij./Telegrafi/
The post MPB vërtetoi rastin e eksplozivin në furrën e nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllovski appeared first on Telegrafi.