
MPB Maqedoni njofton se ka vazhduar me kontrollet në trafik në të gjithë territorin e vendit. Dje (12 mars) janë lëshuar gjithsej 706 urdhërpagesa, pas masave të marra në bazë të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor dhe Ligjit për Automjete.
“Nga sanksionet e shqiptuara kundërvajtëse, numri më i madh i kundërvajtjeve të shqiptuara ndaj shoferëve 183 – kanë të bëjnë me parkim të paligjshëm, ndërsa 133 – kanë të bëjnë me mosrespektimin e shpejtësisë. Më pas janë shqiptuar 74 kundërvajtje për vozitje pa patentë shofer; 89 shkelje për mospërdorim të rripit të sigurimit, 15 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 31 shkelje për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. Dje vetëm nëntë këmbësorë kanë marrë gjoba për kundërvajtje, ndryshe nga pardje kur numri i tyre ka shkuar në 209”.
“Gjithashtu, në kuadër të kontrolleve, në shtatë raste është evidentuar një automjet duke kaluar në semafor të kuq dhe po kaq drejtues automjetesh drejtonin një mjet me nivel të paligjshëm të alkoolit në gjak. Sipas ligjit janë evidentuar 21 automjete të paregjistruara, si dhe tetë automjete me defekte teknike sipas ligjit”, thonë nga MPB.
The post MPB vazhdon me kontrollet në trafik, dje ka shqiptuar 706 gjoba appeared first on Telegrafi.