
Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme, në zbatimin e kontrollit në territorin e shtetit, janë sanksionuar 196 shoferë për drejtim të shpejtë të automjetit.
Prej tyre, 14 shoferë kanë lëvizur me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar, ndërsa tri automjete kanë lëvizur me madje mbi 70 kilometra më shumë nga shpejtësia e lejuar. Në këtë rast, 85 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 111 jashtë vendbanimi.
“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB-ja.
The post MPB vazhdon me kontrollet e përforcuara, gjoba për 196 shoferë në Shkup appeared first on Telegrafi.