Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (6 tetor) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në komunikacion.
Vetëm dje, në territorin e Shkupit janë shqiptuar 209 gjoba, prej të cilave 53 për vozitje të shpejtë, 11 për drejtim të makinës pa leje, 9 për parregullsi teknike dhe makina të paregjistruara.
“Gjithashtu janë shqiptuar gjashtë gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të makinës, katër për tejkalim të parregullt, pesë për mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe 81 për parkim të parregullt”, thonë nga MPB.
Ata apelojnë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta./Telegrafi/
The post MPB vazhdon me kontrollet e përforcuara, 209 gjoba vetëm në Shkup appeared first on Telegrafi.