MPB njofton se ka kryer bastisje të reja për rastin në Koçan, ku janë konfiskuar materiale elektronike dhe dokumente financiare.
“Më datë 25.03.2025, zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle në shtëpinë e D.J., automjetin e tij “Insignia” dhe dy objekte hoteliere, si dhe në Inspektoratin Shtetëror të Tregut – Zyra Koçan. Në shtëpinë e D.J. Janë gjetur dhe konfiskuar kompjuterë laptop, disa pajisje celulare, dokumentacion dhe sende të tjera. Në automjet dhe në ambientet e hotelierisë janë sekuestruar disa sende, si dhe janë gjetur dhe sekuestruar dokumentacioni financiar.
Në zyrën e ISHP-Koçani u gjetën dhe sekuestruan një kompjuter, një laptop dhe një tabletë, si dhe i gjithë dokumentacioni në lidhje me personat juridikë në pronësi të D.J.”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
The post MPB: Vazhdojnë hetimet për zjarrin në Koçan, konfiskohen pajisje elektronike dhe dokumente financiare appeared first on Telegrafi.