Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot (e premte) kanë marrë njoftim nga shërbimet kufitare greke, se prej orës 13:00 lejohet hyrja e shtetasve të RMV-së në Greqi.

Nga MPB thonë se sipas protokollit për hyrje, shtetasit e RMV-së mund të hyjnë në Greqi me test negativ PCR (jo më të vjetër se 72 orë), certifikatë për pranimin e dy dozave të vaksinës kundër COVID-19 (14 ditë pas dozës së dytë).

“Për fëmijët nën 5-vjeç nuk është është e nevojshme PCR testi. Gjithashtu mbetet detyrimi për paraqitje elektronike në faqen www.travel.gov.gr (një ditë para udhëtimit) për sigurimin e dokumentit PLF (Passaenger Locator Form)”.

“Kjo masë do të zbatohet deri më 24 maj 2021 (e hënë), me çka qytetarët mund të hyjnë në Greqi në periudhën prej orës 07:00 deri 23:00 (me kohën greke) ose orës 06:00 deri 22:00 (me kohën tonë), ndërsa për dalje nga Greqia nuk ka kufizime dhe kalimi kufitar Evzoni do të punojë 24 orë”, thonë nga MPB.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përfundojnë se protokolli për makinat ngarkuese mbetet i njëjtë.

Ndryshe, edhe pse dje u njoftua se kufiri me Greqinë do të jetë i hapur prej sot në orën 00:00, qytetarët e RMV-së dhe të shteteve tjera kanë pritur gjatë në kolonë, ndërsa kishte edhe prej atyre që kthyen prapë, pasi autoritetet kufitare greke nuk kishin marrë njoftim për hapjen e kufirit./Telegrafi/


Të gjithë ata që nisën drejt Greqisë u kthyen prapa, autoritetet greke nuk e hapën kufirin
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MPB tregon protokollet për hyrje në Greqi, prej orës 13:00 është hapur kufiri appeared first on Telegrafi.