Nga Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup thonë se është zbardhur rasti i gjuajtjes me armë ndaj një personi në Çair, që ndodhi para dy dite. Sipas njoftimit të MPB, një 36-vjeçar me iniciale A.K. është arrestuar për tentim vrasje, ndërsa gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit.
“Me datë 23.02.2024 SPB-Shkup ka paraqitur kallëzim penal në PTHP-Shkup kundër A.K. (36) nga Shkupi për vrasje në tentativë. Me datë 22.02.2024 rreth orës 14:20 në Shkup, efektivët e policisë nga Njësiti policor për intervenim në SPB-Shkup e kanë privuar nga liria A.K.(36) nga Shkupi, duke vepruar pas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 14:00 në një lokal në rrugën “Qemal Sejfulla” në Shkup ka qëlluar me armë zjarri ndaj E.S. dhe e ka plagosur në këmbë. Kundër A.K. është parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit dhe gjykatësi nga Gjykata Themelore Penale në Shkup i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve”, thonë nga MPB.
The post MPB: Tentim vrasja në Çair, paraburgim për 36-vjeçarin nga Shkupi appeared first on Telegrafi.