MPB: Sot janë zhvilluar negociata për kontrolle të përbashkëta në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se sot (01.04.2025) janë zhvilluar negociatat për përmbylljen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë për komunikacionin rrugor ndërkombëtar.

Nga MPB thonë se Sekretari shtetëror Sasho Petrushevski e udhëhoqi delegacionin e RMV-së, në të cilin ishin përfaqësues nga MPB-ja, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Drejtoria doganore.

Në fjalën e tij, Sekretari i Shtetit fillimisht shfrytëzoi rastin të falënderojë Republikën e Serbisë për marrjen e përgjegjësisë dhe trajtimin e qytetarëve tanë të lënduar në zjarrin e fundit shkatërrues në Koçan.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është lansimi i një ONE STOP SHOP, i cili realisht pritet të shkurtojë kohën për kryerjen e kontrolleve kufitare dhe të reduktojë turmat dhe kohën e pritjes në pikat kufitare, veçanërisht gjatë festave. Në anën tjetër, kontrollet e shpejta dhe efikase kufitare në asnjë mënyrë nuk duhet të cenojnë sigurinë e të dyja vendeve, tha Petrushevski.

Advertisement

Gjatë negociatave u shqyrtuan komentet dhe vërejtjet nga delegacionet e të dyja palëve, pas së cilës filloi procesi i finalizimit të dispozitave të marrëveshjes nga perspektiva e të gjitha institucioneve dhe krijimi i parakushteve për nënshkrimin e saj nga qeveritë e dy vendeve fqinje./Telegrafi/

The post MPB: Sot janë zhvilluar negociata për kontrolle të përbashkëta në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy