Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionin e përforcuar në fushën e komunikacionit në gjithë territorin e vendit.
Sipas njoftimit të policisë, gjithsej janë dënuar 311 shoferë për tejkalim shpejtësie. Prej tyre 17 kanë qenë mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa gjashtë kanë qenë 70 kilometra në orë më shumë nga shpejtësia e lejuar.
Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/
Advertisement
The post MPB shqipton 311 dënime për tejkalim shpejtësie në gjithë territorin e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.