Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (19.09.2021) Njësia Lëvizëse për Sigurinë në Trafikun Rrugor ka kryer kontrolle të intensifikuara në autostradën Kumanovë – Shkup – Veles për të sanksionuar automjetet që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me çka u sanksionuan 191 automjete.
Nga MPB thonë se prej tyre 27 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa ishte e lejuar, dhe tre automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
“Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë bashkërisht në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/
The post MPB shqipton 191 gjoba për vozitje të shpejtë në autostradën Kumanovë – Shkup – Veles appeared first on Telegrafi.