MPB: Shkatërrohen dy grupe kriminale, kishin kryer keqpërdorime të procedurës për përfitimin e të drejtës për kujdesin e huaj dhe të drejtën e pensioneve invalidore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me prokurorin publik kompetent pranë PTHP për NKOK kreu aksion policor, me ç’rast janë kryer bastisje në disa lokalitete në rajonin e Shkupit, Velesit, Теtovës dhe Gostivarit dhe nga liria janë privuar 23 persona, ndërsa një person nuk është i kapshëm për organet e përndjekjes.

Gjatë bastisjeve, njoftuan sot nga MPB, janë gjetur dhe sekuestruar 110.000 euro, 65.000 denarë dhe 100 dollarë, disa aparate celulare, shënime me të dhënat e borxhlinjve, si dhe dokumentacion të ndryshëm mjekësor dhe disa vula faksimile.

Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz pranë MPB-së në PTHP për NKOK ngriti kallëzim penal kundër 49 personave, gjegjësisht : S.М. (58) nga Shkupi (ish-e punësuar në Klinikën Universitare për Vesh, Hundë dhe Fyt Shkup), G.K.B. (55) nga Shkupi (e punësuar në Klinikën Universitare për Vesh, Hundë dhe Fyt Shkup, anëtar i Komisionit për revizionin e gjetjes, vlerësimit dhe mendimit për përcaktimin e invaliditetit gjegjësisht paaftësisë për punë), P.М.D. (73) nga Shkupi (mjek, anëtar i Komisionit për vlerësimin e aftësisë së punës në FSPIMV në periudhën prej 01.02.2023 deri më 30.06.2024), М.P. (53) nga Shkupi, Ç.Ј. (63) nga Shkupi, G.B. (54) nga Shkupi (i punësuar në NP Rrugët e Maqedonisë), S.Ll. (50) nga Shkupi (e punësuar në Klinikën Universitare për Neurologji Shkup), K.N. (69) nga Velesi (mjek i pensionuar, momentalisht ekspert për Gjykatën Themelore Penale Veles), Ј.К. (47) nga Shkupi (pronar dhe udhëheqës i personit juridik nga Shkupi), V.К. (42) nga Velesi (avokat), B.B. (44) nga Velesi (e punësuar në IPSH Spitali i Përgjithshëm Veles, kryetar i Komisionit profesional për dhënien e gjetjes, vlerësimit dhe mendimit për nevojën e ndihmës dhe kujdesit të personit tjetër në kuadër të IPSH Spitali i Përgjithshëm Veles), Т.Ј. (50) nga Velesi (i punësuar në IPSH Spitali i Përgjithshëm Veles), B.Ј. (45) nga Velesi (e punësuar në IPSH Spitali i Përgjithshëm Veles), К.H. (63) nga Shkupi (i punësuar në Klinikën Universitare për Psikiatri Shkup dhe anëtar i Komisionit për revizionin e gjetjes, vlerësimit dhe mendimit për përcaktimin e invaliditetit, gjegjësisht paaftësisë për punë pranë Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini), Ј.Ј. (66) nga Kriva Pallanka, V.S. (65) nga Velesi, Т.D. (61) nga Studeniçani, L.Ј. (62) nga Shkupi, Е.Т. (55) nga Velesi, Д.Д. (52) nga Shkupi (i punësuar në IP Qendra për Punë Sociale – Теtovë), V.Ј. (49) nga Velesi (mjek, person i autorizuar në ordinancën e mjekësisë së përgjithshme dhe ordinancën e specializuar në Veles), Ј.D.R. (33) nga Velesi (mjek, person i autorizuar në ordinancën e mjekësisë së përgjithshme në Veles), V.К. (60) nga Velesi (person i autorizuar në ordinancën e mjekësisë së përgjithshme në Veles), Е.Z. (41) nga Velesi (e punësuar në IPSH Spitali i Përgjithshëm Veles), М.L. (69) nga Shkupi, V.М. (60) nga Shkupi, N.R. (48) nga Tetova, S.R. (72) nga Tetova, Ј.К. (34) nga Shkupi, V.S. (62) nga Shkupi, М.Ј. (54) nga Shkupi, H.М. (50) nga Shkupi, V.А. (60) nga Kumanova, G.А. (61) nga Shkupi, М.G. (56) nga Shkupi, S.D (59), М.Ј. (56) nga Velesi, R.L. (73) nga Gostivari, М.F. (58) nga Gostivari, N.F. (65) nga Gostivari, F.L. (54) nga Gostivari, Q.Ј. (60) nga Studeniçani, Е.К. (52) nga shkupi, L.R.(57) nga Kumanova, Z.B. (53) nga Shkupi, G.Z. (59) nga Kumanova, D.А. (47) nga Velesi, Lj.C. (46) nga Shkupi dhe D.Gj. (62) nga Velesi.

Në kumtesën e MPB-së bëhet e ditur se për këta persona janë siguruar prova për veprime kriminale dhe korruptive të të dyja grupeve të organizuara kriminale, të dyja të formuara gjatë vitit 2023, me ç’rast anëtarët e grupeve të organizuara kriminale me shkeljen e Ligjit për mbrojtje sociale, Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, Ligjit për mbrojtje shëndetësore, si dhe ligje të tjera dhe akte nënligjore që rregullojnë procedurat për përfitimin e të drejtës së ndihmës dhe kujdesit të personit tjetër dhe të drejtën e pensionit invalidor, në vazhdimësi i kanë kryer veprat penale: „keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar“ sipas nenit 353 të Kodit Penal „ndihmë“ sipas nenit 24 lidhur me „ keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimit zyrtar “ sipas nenit 353 të Kodit Penal, „pranimi i ryshfetit“ sipas nenit 357 paragrafi 1 nga Kodi Penal, „dhënia e ryshfetit“ sipas nenit 358 pragrafi 1 nga Kodi Penal, „pranimi i shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm“ sipas nenit 359 paragrafi 7 vv paragafi 2 të KP-së, „dhënia e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm“ sipas nenit 358-а paragrafi 2 të KP, me të cilat për vete dhe për persona tjerë në mënyrë të kundërligjshme përfitojnë dobi pasurore dhe mundësojnë pajisjen e pabazë të së drejtës sociale të kujdesit të huaj dhe të drejtën e pensionit invalidor, me të cilat veprime të kundërligjshme i shkatojnë dëm buxhetit dhe fondeve të shtetit.

Advertisement

“Ty dyja grupet e organizuara kriminale kanë vepruar në atë mënyrë që nga personat kërkues të së drejtës së ndihmës sociale dhe kujdesit të personit tjetër – kujdesi i huaj, kanë kërkuar dhe pranuar para–ryshfet, dhe në këmbim kanë kryer veprime të paligjshme duke dhënë ose ofruar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë shpërblime monetare si ryshfet për persona zyrtarë, ndërsa me të cilat veprime kërkuesve u sigurojnë përmbushjen e kushteve për udhëheqjen e suksesshme të procedurës për pajisjen me të drejtën e kujdesit të huaj, siç  janë: procedurat për realizimin e të drejtës së kujdesit të huaj i kanë paraqitur kërkuesit të cilët kanë dhënë ryshfet tek mjekët amë të cilët kanë kryer veprime në Veles si Komision profesional për dhënien e gjetjes, vlerësimit dhe mendimit pranë IPSH “Spitali i Përgjithshëm Veles”, kanë siguruar kryerjen e kontrolleve mjekësore te mjekët amë dhe dhënien e udhëzimeve mjekësore dhe dokumenteve të tjera mjekësore për personat që kanë dhënë ryshfet pa praninë e tyre, kanë kryer kontrolle klinike ose spitalore te mjekët dhe personeli mjekësor pa praninë e personave dhe kanë siguruar lëshimin e dokumenteve mjekësore për ekzaminimet e kryera, si dhe veprime të paligjshme të përgatitjes, dhënies dhe përdorimit të dokumentacionit mjekësor në formën e udhëzimeve mjekësore, raporteve mjekësore, kontrolleve mjekësore, kontrollit psikologjik, letrave të lëshimit spitalor, raporteve mjekësore, kontrolleve dhe kontrolleve mjekësore, testeve psikologjike, mendimeve konsiliare, vërtetimeve për pajisje mjekësore dhe dokumentacion tjetër mjekësor, të cilat dokumente kanë përmbajtje të pavërtetë dhe në bazë të të cilit dokumentacion, nëpërmjet pjesëtarëve të grupit kriminal, të cilët janë anëtarë të Komisioneve që kanë vendosur për realizimin e të drejtës së kujdesit të huaj, kanë ndikuar dhe mundësuar udhëheqjen e suksesshme të procedurave, si dhe marrjen e vendimeve në dobi të kërkuesve të këtyre të drejtave sociale, gjegjësisht marrjen e vendimeve për të drejtën e kujdesit të huaj në dobi të personave të cilët u kanë dhënë ryshfet anëtarëve të të dyja grupeve kriminale”, sqarojnë nga MPB në kumtesë. 

The post MPB: Shkatërrohen dy grupe kriminale, kishin kryer keqpërdorime të procedurës për përfitimin e të drejtës për kujdesin e huaj dhe të drejtën e pensioneve invalidore appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy