
Ministria e Brendshme informon se gjashtë persona janë ndaluar për shitje të drogës pas veprimit të djeshëm të policisë në territorin e Prilepit dhe se ata do t’i dorëzohen prokurorit publik dhe do të sillen para gjykatës.
“Bëhet fjalë për një grup kriminal që shiste drogë në territorin e Prilepit, në një aksion të përgatitur që nga shtatori i vitit 2020. Janë siguruar prova dhe gjashtë persona janë ndaluar, ndërsa 16 lokacione janë kontrolluar. Janë konfiskuar droga, paratë e drogës, celularët dhe automjete”, tha Toni Angelovski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.
Ai tha se do të ketë përgjegjësi penale për policët të cilët ishin të përfshirë në punën e grupit kriminal nga Prilep, por që në mesin e tyre nuk ka të paraburgosur. Për të njëjtit janë siguruar gjithashtu prova të përfshirjes.
The post MPB: Shitësit e lëndëve narkotike në Prilep janë ndjekur nga shtatori appeared first on Telegrafi.