Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar kërkesa deri te Gjykatat Themelore kompetente për inicimin e procedurës për kundërvajtje ndaj personave juridik Komunës së Çairit dhe Komunës së Tetovës dhe personave përgjegjës në këto subjekte juridike, kryetarët e këtyre komunave V.G. dhe B.K., njoftojnë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë vizitës zyrtare të delegacionit kosovar në vendin tonë, i kryesuar nga kryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pritjes së organizuar më 11.8.2023 në rrugën “Ferid Murati” në Shkup dhe në Sheshin e qytetit në Tetovë, nuk është vepruar sipas ligjit për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Domethënë, gjatë manifestimeve të organizuara me atë rast, nuk është kënduar himni kombëtar dhe nuk është vendosur flamuri kombëtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka është bërë shkelje nga neni 30 i të njëjtit ligj.

Ministria e Brendshme po vijon kërkimet për personin që valëviti flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në një nga demonstratat dhe pas gjetjes së tij do të bëhet kallëzim penal përkatës”, njoftojnë nga policia./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post MPB: Procedura për kundërvajtje kundër komunave të Çairit dhe Tetovës dhe kryetarëve të tyre appeared first on Telegrafi.