MPB: Privohet nga liria 51 vjeçari nga Prilepi, kishte shtënë me armë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me datë 05.04.2025, në bazë të një videoje të shpërndarë në rrjetin social Facebook, dhe për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 288 dhe 396 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zyrtarët policorë nga Drejtoria e Policisë së Prilepit në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga SPB Manastir kanë kryer bastisje tek J. Q. (51) nga Prilepi.

Gjatë kontrollit iu gjetën tre armë që i posedon me leje, një pushkë gjuetie gjysmë automatike, një karabinë përsëritëse dhe një pistoletë gjysmë automatike, si dhe 395 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 17 copë fishekë gjuetie dhe një marrës të lidhur me videokontroll të instaluar në banesë.

Sendet e gjetura janë konfiskuar për shkak të dyshimit për vepër penale nga neni 288 i Kodit Penal. Është konstatuar se personi e ka poseduar armën me leje dhe përkohësisht është konfiskuar, pas së cilës do të vijojë procedura për revokimin e lejes për armë. J. K. i hiqet liria, ndërsa po merren masa për gjetjen e djalit të tij A.Q. dhe për zbardhjen e rastit, MPB-ja njofton opinionin dhe mediat

The post MPB: Privohet nga liria 51 vjeçari nga Prilepi, kishte shtënë me armë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy