Policia e liqenit shpëtoi dy të mitur që u përmbysën në liqenin e Ohrit me kajak.

Sot në orën 09:30 në Stacionin Policor të Vëzhgimit Kufitar “Liqeni i Ohrit” është raportuar se një kajak në pronësi të një klubi kajakësh nga Ohri, në të cilin ndodheshin dy të mitur, është përmbysur në ujërat e liqenit të Ohrit, në plazhin “Bafalo”.

Punonjësit e Policisë së Liqenit me një gomone kanë shkuar në vendin e treguar dhe në ujërat e liqenit, rreth 100 metra larg plazhit, kanë vënë re dy të miturit që mbanin rripat e shpëtimit.

Ata me gomonen e policisë u transferuan në stacionin policor, ku iu dha ndihma e parë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MPB: Policia e Liqenit shpëtoi dy të mitur që u përmbysën në liqenin e Ohrit appeared first on Telegrafi.