Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.
Nga kjo ministri thonë se mbrëmë janë konstatuar 5 shkelje të orës policore, ndërsa janë dhënë edhe 363 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.
MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/
Advertisement
The post MPB: Pesë shkelje të orës policore dhe 363 gjoba për mosmbajtje të maskave appeared first on Telegrafi.