Katër automjete mbrëmë janë djegur në Çair, kurse tre të tjera dje në mëngjes në Aerodrom të Shkupit.

Nuk ka të lënduar, kurse zjarret janë shuar nga zjarrfikësit e Shkupit.

“Më 12.10.2024, në ora 02.42 në SPB Shkup është denoncuar se në Rr.”Cvetan Dimov” në Shkup është djegur automjeti “Opel Meriva” me targa të Shkupit, pronë e N.N nga Shkupi. Zjarri ka kapluar edhe automjetin “Opel” me targa të Shkupit, pronë e E.R nga Shkupi dhe automjetin “Toyota” pronë e një firme private të Shkupit” – thuhet në komunikatën e policisë.

Dje në mëngjes, tre automjete u dogjën në rrgën “Benjamin Maçukovski” në Lagjen Aerodrom.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fillimisht sihte djegur automjeti “Reno Megan” me targa të Shkupit, më pas zjarri kaplon edhe makinat “Pezho” dhe “Mazda” me targa të Shkupit.

The post MPB: Për dy ditë janë djegur shtatë vetura në Shkup, tre në Aerodrom dhe katër në Çair appeared first on Telegrafi.