
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 702 personave u është dhënë vendim për izolim, ndërsa 210 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.
Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim ku janë regjistruar tre shkelje të masës së izolimit-vetizolimit.
Nga MPB gjithashtu informojnë se 705 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.
The post MPB: Për 24 orë janë izoluar 702 persona appeared first on Telegrafi.
Advertisement