MPB: Një grua u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshorti, shkaku i një borxhi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një grua nga Shkupi është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj, për shkak të një borxhi.

“Më 23 nëntor 2024, rreth orës 12:20, në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, një grua 45-vjeçare raportoi se më 21 nëntor 2024, rreth orës 13:30, në një zyrë në zonën e Kisella Vodës, ishte sulmuar fizikisht nga ish-partneri i saj D.Gj. (48) pas një mosmarrëveshjeje lidhur me marrëdhënie financiare”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Me të është zhvilluar një bisedë në stacionin policor dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

The post MPB: Një grua u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshorti, shkaku i një borxhi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy