MPB ngrit kallëzim penal kundër inspektorit që u arrestua dje në Kërçovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Reparti i Punëve të Brendshme – Kërçovë ka ngritur padi penale kundër A.R (51) nga Tetova, inspektor shtetëror për mjedisin jetësor, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “marrje të ryshfetit” dhe kundër S.A (40) nga fshati Falishtë e Tetovës për kryerjen e veprës penale “ndihmesë”.

“Më 22.04.2021 A.R duke kryer detyrën zyrtare në Kërçovë, nga një pronar ka kërkuar dhe ka marrë 200 euro, në mënyrë që të përgatisë raport inspektimi për kompaninë e tij në të cilën ai do të konkludojë se nuk ka parregullsi në funksionimin e saj”, thonë nga MPB.

Dje u raportua se inspektori nga Tetovë është arrestuar në Kërçovë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur katër mijë euro./Telegrafi/

The post MPB ngrit kallëzim penal kundër inspektorit që u arrestua dje në Kërçovë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy