Që në orët e para të mëngjesit helikopteri “bel-412” i Departamentit të Njësive të Aviacionit të Ministrisë së Brendshme ka vijuar me aktivitete për shuarjen e zjarrit në rajonin e Sertas që shpërtheu dje.

Helikopteri hodhi 48 tonë ujë mbi zjarrin. Aksioni është ndërmarrë në degët e zjarrit, i cili paraqiste rrezik për t’u nisur drejt fshatrave Brusnik, Kalanjevë dhe Lipa.

“Nëse ka nevojë, helikopteri do të vazhdojë me aktivitetet për shuarjen e zjarrit”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MPB: Me helikopterë janë hedhur 48 tonë ujë për shuarjen e zjarrit në malin Serta appeared first on Telegrafi.