Ministria e Brendshme jep detaje të reja në lidhje me aksidentin e djeshëm kur një burrë 49-vjeç u mbyt në ujërat e Liqenit të Ohrit.

Sipas policisë, në orën 2.20 në SPB Ohër është paraqitur se trupi i pajetë i S.J. (49) nga Ohri është tërhequr nga ujërat e Liqenit të Ohrit në rrugën “Kej Maqedonia” në Ohër. Nga ana e ekipit të ambulancës është konstatuar vdekja e personit.

“Një ekip nga SPB-Ohër inspektoi vendin e ngjarjes dhe u konstatua se S.J. i cili ishte nën ndikimin e alkoolit dhe rreth orës 14:00 së bashku me tre persona të tjerë hynë në ujërat e Liqenit të Ohrit, por pas një kohe të shkurtër personat vunë re që S.J. nuk doli nga uji, pas së cilës ata e gjetën dhe e nxorën nga uji. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thonë nga Ministria e Brendshme./Telegrafi/

Lexo po ashtu:

Gjendet një turp i pajetë në ujërat e Liqenit të Ohrit
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MPB me detaje në lidhje me njeriun e mbytur në Liqenin e Ohrit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";