MPB njofton se dje është parandaluar një transport ndërkombëtar i drogës me vlerë rreth 250.000 euro

“Oficerët e policisë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen Kufitare “Liqeni i Ohrit”, në bashkëpunim me Departamentin për Krime Ndërkufitare në RC për Çështjet e Kufirit Perëndimor në Byronë e Sigurisë Publike, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Strugë, më 31.07.2021 në mbrëmje, në rrugën rajonale Strugë-Ohër, në afërsi të lokalitetit “Sateska” afër Strugës, në breg të liqenit, u arrestuan dy persona, në afërsi të të cilëve u gjetën katër thasë me marijuanë që peshonin gjithsej rreth 80 kilogramë, me vlerë rreth 250.000 euro.

Pas inspektimit në terren nga një ekip inspektues, droga e gjetur u mor për ekspertizë dhe sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike në Strugë, do të ngrihen kallëzime penale për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “prodhim i paautorizuar dhe shpërndarja e drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë”, sipas nenit 215 të Kodit Penal”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MPB-Maqedoni: Parandalohet transportimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike me vlerë rreth 250.000 euro appeared first on Telegrafi.