Në afërsi të fshatit Tabanoc, është gjetur trupi i pajetë i një 20 vjeçari nga Siria. Trupi nuk ka shenja të dhunës, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme të Kumanovës.
Mbrëmë në ora 18:00 SPB-Kumanovë ka pranuar njoftimin se në afërsi të digës në fshatin Tabanoc është gjetur një trupë i pajetë, mashkull.
“Pas kryerjes së hetimit, është konfirmuar se bëhet fjalë për M.L. 20 vjeç nga Siria. Mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekje pa shenja dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar në Morg. Për hapat e mëtejmë do të vendoset plotësisht”, thuhet në njoftimin e policisë.
Advertisement
The post MPB Maqedoni: Në Tabanoc gjendet i vdekur një 20-vjeçar nga Siria appeared first on Telegrafi.